Dumfries i nënshtrohet operimit, mund të mungojë deri në tre muaj - Gazeta Express
string(64) "dumfries-i-nenshtrohet-operimit-mund-te-mungoje-deri-ne-tre-muaj"

Futboll

Gazeta Express

16/12/2025 18:02

Dumfries i nënshtrohet operimit, mund të mungojë deri në tre muaj

Futboll

Gazeta Express

16/12/2025 18:02

Interi ka njoftuar se Denzel Dumfries i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për dëmtimin në kyçin e këmbës, ndaj pritet të mungojë për dy deri në tre muaj.

Reprezentuesi i Holandës kishte kohë që po përballej me problemin në kyç, i cili po zgjaste më shumë se sa pritej për t’u shëruar.

Ai iu nënshtrua një konsultimi specialistik dhe vendosi të kryente operacion.

Në një deklaratë zyrtare, Interi konfirmoi se Dumfries sot i është nënshtruar një operacioni për stabilizimin e kyçit të majtë të këmbës në klinikën “Fortius” në Londër.

Ai do të ndjekë një program rehabilitimi gjatë javëve në vijim, por Sky Sport Italia dhe media të tjera tashmë sugjerojnë se kjo do të thotë të paktën dy deri në tre muaj jashtë fushave.

Si pasojë, Interi pritet t’i rikthehet tregut të transferimeve në janar për të gjetur një zëvendësues të përshtatshëm, pasi deri më tani ka përdorur Luis Henrique ose ka spostuar Carlos Augusto në krahun e djathtë.

Kjo situatë ngre gjithashtu edhe më shumë pikëpyetje për të ardhmen e Dumfries, i cili së fundmi ka ndërruar agjent, duke lënë të kuptohet se po synon një largim në verë drejt Premierligë.

Lojtari ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij, që besohet të jetë rreth 25 milionë euro, megjithëse e vlefshme vetëm për një periudhë të shkurtër gjatë verës./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement