Modernizohet palestra "Minatori", 400 mijë euro për tribunat teleskopike - Gazeta Express
string(69) "modernizohet-palestra-minatori-400-mije-euro-per-tribunat-teleskopike"

Futboll

Gazeta Express

16/12/2025 13:19

Modernizohet palestra “Minatori”, 400 mijë euro për tribunat teleskopike

Futboll

Gazeta Express

16/12/2025 13:19

Palestra e sportit “Minatori” në Mitrovicë po i nënshtrohet një transformimi të rëndësishëm, me vendosjen e tribunave teleskopike, një investim në vlerë prej 400 mijë eurosh që pritet të përmirësojë ndjeshëm kushtet për zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka theksuar se me këtë projekt po rritet dukshëm kapaciteti dhe funksionaliteti i palestrës.

Sipas tij, në ambientet e palestrës po shtohen gjithsej 680 ulëse të reja, duke krijuar kushte më të mira për publikun sportdashës dhe organizimin e ngjarjeve sportive.

Advertisement
Advertisement
Advertisement