Futbollistët e kombëtares shqiptare nderohet nga FSHF-ja me çmimin “Ëndërr Botërori” - Gazeta Express
string(82) "futbollistet-e-kombetares-shqiptare-nderohet-nga-fshf-ja-me-cmimin-enderr-boterori"

Futboll

Gazeta Express

15/12/2025 21:55

Futbollistët e kombëtares shqiptare nderohet nga FSHF-ja me çmimin “Ëndërr Botërori”

Futboll

Gazeta Express

15/12/2025 21:55

Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë në historinë e saj kualifikimin në fazën “play-off” të një Kampionati Botëror.

Një ëndërr e kthyer tashmë në realitet, jo vetëm për futbollistët e Kombëtares shqiptare, por për të gjithë tifozët shqiptarë që e kanë ëndërruar këtë moment prej vitesh.

Një nga trofetë më të rëndësishëm të dhënë në mbrëmjen e sotme në Galanë “Topi i Artë 2025” ishte nderimi i lojtarëve të Kombëtares për arritjen e këtij objektivi madhor dhe historik.

“Ëndërr Botërori” ishte trofeu që iu akordua sonte 12 lojtarëve të pranishëm në këtë event: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Klisman Cake, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Juljan Shehu dhe Nazmi Gripshi.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi secilit prej lojtarëve nga një trofe, në shenjë falënderimi për këtë arritje historike./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement