"Krejt dashni për Edonin", tifozët e Juves të çmendur pas Zhegrovës, ky ishte veprimi i yllit kosovar - Gazeta Express
string(97) "krejt-dashni-per-edonin-tifozet-e-juves-te-cmendur-pas-zhegroves-ky-ishte-veprimi-i-yllit-kosovar"

Futboll

Gazeta Express

03/12/2025 0:11

“Krejt dashni për Edonin”, tifozët e Juves të çmendur pas Zhegrovës, ky ishte veprimi i yllit kosovar

Futboll

Gazeta Express

03/12/2025 0:11

Edon Zhegrova me pak minuta në fushën e lojës ndaj Udineses i ndezi tifozët në stadiumin “Allianz” në Torino.

Zhegrova luajti për 12 minuta ndaj Udineses, me Juventusin që fitoi 2-0 për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Pas ndeshjes, tifozët treguan dashurinë e madhe ndaj Zhegrovës, me videon e postuar në “Instagram” nga faqja zyrtare e Juventusit.

“Krejt dashni për Edonin”, shkruan Juventusi, teksa shihet Zhegrova duke nënshkruar fanellat e tifozëve e duke bërë “selfie” me ta.

Paraqitjen e Zhegrovës e lavdëroi edhe trajneri Luciano Spalletti, i cili tha se i pëlqeu shumë Zhegrova në këtë ndeshje./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement