José Mourinho ka hartuar tashmë një plan të ashpër për merkato, teksa përgatitet të marrë drejtimin e Real Madridit për herë të dytë.
Sipas raportimeve, trajneri portugez ka identifikuar katër zona kryesore që kërkojnë përforcim urgjent: qendra e mbrojtjes, mbrojtësi i djathtë, mbrojtësi i majtë dhe mesfusha.
Prioriteti i parë i tij është rindërtimi i plotë i mbrojtjes, pasi ai beson se ekipi ka vuajtur nga mungesa e lidershipit në repartin defensiv përkrah Antonio Rüdigerit.
Mourinho kërkon të paktën një ose dy qendërmbrojtës të nivelit të lartë me karakter dhe autoritet.
Ndryshimet nuk ndalen aty, pasi ai synon edhe përforcime në krahë.
Një mbrojtës i djathtë është në listën kryesore për të krijuar konkurrencë me Trent Alexander-Arnoldin, ndërsa situata në krahun e majtë varet nga e ardhmja e Fran Garcías.
Në mesfushë, Mourinho kërkon dy profile të ndryshme: një mesfushor defensiv klasik që mbron mbrojtjen dhe një organizator kreativ që mund të zhbllokojë ndeshjet kundër ekipeve që mbrohen thellë.
Ai ka bërë të qartë gjithashtu se nuk dëshiron transferime vetëm për emër, por lojtarë me mentalitet fitues dhe sakrificë për ekipin.
Sipas tij, problemet e dy sezoneve të fundit kanë ardhur nga mungesa e përkushtimit dhe mentalitetit kolektiv.
Ky ndryshim në filozofinë e merkatos fokusohet te puna, disiplina dhe karakteri, me Mourinhon që synon të krijojë një skuadër “luftëtarësh” më shumë se yjesh individualë, për të rikthyer Real Madridin në majën e futbollit evropian./GazetaExpress/