U përfshi në formacionin e vitit në Serie A, Rrahmani s'e ka ndërmend të ndalet me kaq - Gazeta Express
string(84) "u-perfshi-ne-formacionin-e-vitit-ne-serie-a-rrahmani-se-ka-ndermend-te-ndalet-me-kaq"

Futboll

Gazeta Express

02/12/2025 18:28

U përfshi në formacionin e vitit në Serie A, Rrahmani s’e ka ndërmend të ndalet me kaq

Futboll

Gazeta Express

02/12/2025 18:28

Qendërmbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka arritur edhe një sukses në Itali.

Rrahmani ishte ndër lojtarët kyç të Napolit në shpalljen kampion sezonin e kaluar, duke qenë lojtari më stabil në formacionin e Antonio Contes.

Qendërmbrojtësi mbrëmë në “Gran Gala del Calcio” u vendosë në 11-shen më të mirë të sezonit të kaluar në Serie A.

Pas arritjes së këtij suksesi, Rrahmani ka premtuar se nuk do të ndalet me kaq.

Në rrjetin social “Instagram”, ai ka shkruar: “Jam i bërë për më shumë”.

Rrahmani fitoi Scudetton e dytë sezonin e kaluar me Napolin, pasi një gjë të tillë e kishte bërë më 2022/23./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement