Me përmbylljen e ciklit kualifikues për Botërorin 2026, Kombëtarja e Kosovës arriti një tjetër sukses historik, duke u renditur e 80-ta në renditjen botërore të FIFA-s – pozicioni më i lartë që nga pranimi në organizatën ndërkombëtare 9 vjet më parë.
Federata e Futbollit e Kosovës përmes një postimi në Facebook thekson se kjo renditje e re është dëshmi e punës, përkushtimit dhe besimit të kombëtares dhe stafit drejt rritjes dhe progresit, shkruan Gazeta Express.
Rrugëtimi i Kosovës nuk ndalet këtu: ekipi përgatitet për play-off-in e marsit, ku synimet dhe ambiciet janë edhe më të mëdha, ndërsa lojtarët dhe trajneri synojnë të vazhdojnë shfaqjen e performancave të nivelit të lartë në arenën ndërkombëtare.
Ky rekord historik vjen si pasojë e punës sistematike dhe progresit të kombëtares, duke rritur optimizmin për të ardhmen e futbollit kosovar. /GazetaExpress/