Granit Xhaka u vërshëllye në "Fadil Vokrri", vjen reagimi nga gruaja e tij - Gazeta Express
string(71) "granit-xhaka-u-vershellye-ne-fadil-vokrri-vjen-reagimi-nga-gruaja-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

19/11/2025 13:27

Granit Xhaka u vërshëllye në “Fadil Vokrri”, vjen reagimi nga gruaja e tij

Futboll

Gazeta Express

19/11/2025 13:27

Zvicra e siguroi mbrëmë kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror 2026.

“Helvetikët” barazuan 1:1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, çka ishte e mjaftueshme për ta siguruar vendin e parë në grup.

Granit Xhaka ishte padyshim kryefjala e Zvicrës në këto kualifikimeve, duke e udhëhequr ekipin drejt një tjetër Botërori.

Xhaka u vërshëllye mbrëmë në “Fadil Vokrri”, diçka që as vet ai nuk e kishte pritur.

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe gruaja e Granit Xhakës, Leonita.

“Përgjithmonë model për kombin tonë. Përgjithmonë krenar me ty”, shkroi ajo, duke shprehur mbështetje të plotë për kapitenin e Zvicrës.