Gazetari gjerman: Bayerni ka nisur bisedimet për Fisnik Asllanin - Gazeta Express
string(63) "gazetari-gjerman-bayerni-ka-nisur-bisedimet-per-fisnik-asllanin"

Futboll

Gazeta Express

17/11/2025 18:40

Gazetari gjerman: Bayerni ka nisur bisedimet për Fisnik Asllanin

Futboll

Gazeta Express

17/11/2025 18:40

Performancat e shkëlqyeshme të Fisnik Asllanit padyshim që kanë rënë në sytë e gjigantëve të Evropës.

Barcelona, Bayern Munchen dhe disa klube të Premierligës janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit dardan.

Megjithatë, sipas gazetarit gjerman, Florian Plettenberg, klubi gjerman tashmë ka nisur bisedimet për Fisnik Asllanin.

“Bayerni është i interesuar për Fisnik Asllanin, me bisedimet që kanë nisur. Nga klubi janë shumë të impresionuar me zhvillimin e tij kohëve të fundit”, thuhet në raportimin e gazetarit.

Asllani ka një klauzolë në kontratën e tij me Hoffenheim, që do të hyjë në fuqi nga vera e ardhshme.

Këtë sezon, 23-vjeçari ka shënuar tetë gola me klub dhe kombëtare, teksa ka dhuruar edhe tri asistime./GazetaExpress/