Ish-mesfushori i kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës, Herolind Shala është pjesë e panelit të “Favoritit” në T7.

Ai ka folur rreth Shqipërisë në kualifikimet e Botërorit, duke përmendur edhe ndeshjet me Serbinë.
“Ndeshjet me Serbinë kësaj here ishin emocionuese, më kujtuan kohën e para 11 vitesh, kur isha në Beograd me Shqipërinë. Ishte një atmosferë zhurmuese. Ende më duhet se i dëgjoj ato zhurma. Megjithatë, mbetet një ndeshje që nuk do ta harroj kurrë”, tha ai./GazetaExpress/