"Një ditë e madhe për futbollin shqiptar", FSHF-ja e përgëzon Kosovën për suksesin e fundit - Gazeta Express
string(88) "nje-dite-e-madhe-per-futbollin-shqiptar-fshf-ja-e-pergezon-kosoven-per-suksesin-e-fundit"

Futboll

Gazeta Express

16/11/2025 13:22

“Një ditë e madhe për futbollin shqiptar”, FSHF-ja e përgëzon Kosovën për suksesin e fundit

Futboll

Gazeta Express

16/11/2025 13:22

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka përshëndetur me gëzim dhe emocion të veçantë arritjen historike të Kosovës, e cila për herë të parë siguron vendin në play-off të Kupës së Botës.

“Ky sukses është një fitore që ndjehet nga çdo shqiptar, kudo që jeton, dhe siç theksoi edhe Presidenti Armand Duka, përbën një moment të dyfishtë krenarie për kombin tonë”, ka thënë në postimin në Facebook faqja e Federatës shqiptare të Futbollit. – përcjell Gazeta Express/

FSHF uron Federatën e Futbollit të Kosovës dhe gjithë ekipin drejtues për këtë arritje të jashtëzakonshme, duke inkurajuar të gjithë shqiptarët të vazhdojnë të ëndërrojnë dhe të shkruajnë histori së bashku në futbollin shqiptar. /GazetaExpress/