Kosova fitoi ndeshjen e mbrëmshme kundër Sllovenisë në një ndeshje historike të zhvilluar në Ljubljanë për të siguruar “playoff-in” për Kupën e Botës 2026.
Në Stožice Stadium, Dardanët dominuan në tërësi ndeshjen përballë vendasve dhe arritën tre pikë falë golave të Fisnik Asllanit dhe autogolit të Karnicnik.
E pas ndeshjes filloj festa e çmendur si nga tifozët jasht stadiumit ashtu edhe nga vet lojtarët e përfaqësueses së Kosovës, të cilën e ka shfaqur nëpërmjet një videoje Federata e Futbollit të Kosovës./GazetaExpress/