Moderatorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Sara Gjordeni, ka emocionuar ndjekësit me një dedikim të ndjerë për partnerin e saj, këngëtarin Bardhi, në ditën që shënon një vit nga martesa e tyre.
Në një postim të publikuar në “Instastory”, Sara shkruan se është bërë një vit që mban mbiemrin e “djalit më të mirë në botë”, duke e falënderuar Bardhin për mbështetjen, dashurinë dhe forcën që i jep çdo ditë.
Dedikimi i Sarës
“Një vit i plotë që mbaj mbiemrin e djalit më të mirë në botë! Faleminderit që je me mua, që ndalesh dhe shikon tek unë atë që realisht ISHA dhe JAM. Faleminderit që më mbron, më drejton, më gëzon, më mëson, më mban gjallë me ambicie e forcë.
Copëza ime e fundit e puzzle-t të lumturisë! Lutem të zgjasë përgjithmonë ëndrrat që po jetojmë, vetëm ne të dy, larg botës, larg fjalëve.
Të dua çdo ditë e më shumë!
11/11”

Fjalët e saj vijnë si një rrëfim i sinqertë i dashurisë që lindi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ku dyshja u njoh dhe nisi lidhja e tyre para syve të publikut.
Pas daljes nga formati, marrëdhënia e tyre u forcua, dhe sot Sara dhe Bardhi janë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur një bekim në familjen e tyre të re.
Një datë me simbolikë për çiftin
Data 11 nëntor duket të ketë një kuptim të veçantë për të dy, pasi shënon përvjetorin e martesës, por edhe një moment reflektimi për rrugëtimin e tyre të përbashkët – nga ekrani, tek jeta familjare reale.
Ndjekësit kanë reaguar menjëherë ndaj postimit, duke e përshkruar dedikimin si një nga shprehjet më të sinqerta të dashurisë që Sara ka ndarë publikisht. /GazetaExpress/