Miley Cyrus u nderua me yllin e saj në “Hollywood Walk of Fame” gjatë një ceremonie emocionuese në Los Angeles, ku artistja nuk i fshehu lotët gjatë fjalimit të saj.
Këngëtarja falënderoi familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen e vazhdueshme, duke e cilësuar këtë moment si një nga më të rëndësishmit në karrierën e saj.
Në ceremoni morën pjesë nëna e saj, Tish Cyrus, motra Brandi Cyrus dhe i fejuari Maxx Morando, ndërsa të pranishme ishin edhe Donatella Versace dhe Anya Taylor-Joy.
Miley kujtoi edhe vizitat e para në Los Angeles si fëmijë, kur shëtiste në Hollywood Boulevard me babain e saj. “Tani, të jem e përjetësuar në këtë bulevard legjendar, më duket si një ëndërr”, u shpreh ajo.
Artistja theksoi se ky vlerësim është rezultat i viteve të tëra pune, përkushtimi dhe rritjeje profesionale. /GazetaExpress/