Laert Vasili tregon arsyen pse nuk është martuar kurrë: “Martesa është e shenjtë, nuk është lojë” - Gazeta Express
string(93) "laert-vasili-tregon-arsyen-pse-nuk-eshte-martuar-kurre-martesa-eshte-e-shenjte-nuk-eshte-loje"

Yjet

Gazeta Express

06/11/2025 19:46

Laert Vasili tregon arsyen pse nuk është martuar kurrë: “Martesa është e shenjtë, nuk është lojë”

Yjet

Gazeta Express

06/11/2025 19:46

Aktori Laert Vasili, i cili së fundmi ka fituar vëmendje të madhe nga publiku pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania dhe aktualisht si opinionist në emisionin “Për’puthen”, ka folur hapur për jetën e tij personale dhe qëndrimin ndaj martesës.

Gjatë një debati në programin ku ai është pjesë e panelit, Laerti u ndal tek kuptimi dhe vlera që, sipas tij, martesa duhet të ketë për çdo individ. Ai theksoi se martesa nuk duhet parë si diçka kalimtare apo si një vendim i nxituar.

“Nëse burri është burrë, martesa nuk është me lujt nëpër kallamishte,” tha aktori. “Martesa është një gjë e shenjtë, nuk është lojë.”

Duke folur për vetën, ai tregoi pse deri tani nuk ka zgjedhur të martohet:

“Unë nuk jam martuar pikërisht për këtë arsye. Nuk më pëlqen ideja të martohem e pastaj të marr divorc. Të lë fëmijët rrugëve, të gjej një tjetër, të futem në telashe e budallallëqe të tilla. Këto nuk janë gjëra për t’u marrë lehtë.”

Laerti shtoi se për të, martesa ka të bëjë me përgjegjësi, respekt dhe qëndrueshmëri, dhe nuk duhet të ndërmerret pa bindje të plotë.

Deklaratat e tij kanë sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e mbështesin për qasjen e tij të drejtpërdrejtë dhe atyre që e shohin këtë si një këndvështrim personal, jo domosdoshmërisht universal.

Megjithatë, aktori mbetet i qartë në qëndrimin e tij: martesa është e rëndësishme dhe kërkon përkushtim të vërtetë. /GazetaExpress/