Xheneta Fetahu flet për bluzën e Gjestit në videoklip: “Po, ishte e tij” - Gazeta Express
string(68) "xheneta-fetahu-flet-per-bluzen-e-gjestit-ne-videoklip-po-ishte-e-tij"

Yjet

Gazeta Express

04/11/2025 23:12

Xheneta Fetahu flet për bluzën e Gjestit në videoklip: “Po, ishte e tij”

Yjet

Gazeta Express

04/11/2025 23:12

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka tërhequr vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj në videoklipin e fundit të këngës së Adrit dhe Iliranes.

Në skenat më emocionuese të klipit, Xheneta shihet duke përqafuar një bluzë dhe duke shpërthyer në lot, moment që menjëherë bëri xhiron e rrjetit dhe nxiti reagime të shumta nga ndjekësit.

@shikotani #fyp #viral #gjesti #xheneta ♬ originalljud – ShikoTani

Fansat filluan të dyshojnë se bluza që Xheneta mbante në duar ishte ajo e Gjestit, ish-partnerit të saj, me të cilin kishte një lidhje shumë të komentuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK.

Pasi pamjet u bënë virale, Xheneta vendosi të reagojë në një live në TikTok, ku konfirmoi thashethemet:

“Po, ishte bluza e tij,” – u shpreh ajo hapur.

Ky moment ka shtuar edhe më shumë interesin e fansave për videoklipin dhe ka rikthyer vëmendjen tek marrëdhënia e Xhenetës me Gjestin, e cila pati jehonë të madhe gjatë kohës së programit.

Ndjekësit e saj kanë reaguar me komente mbështetëse, duke vlerësuar guximin e saj për të ndarë hapur emocione personale në rrjetet sociale. /GazetaExpress/