Reperja e famshme Cardi B ka tronditur ndjekësit me një deklaratë të papritur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram Live, ku pranoi se nuk ka larë flokët e saj natyralë për gati tre muaj.
“Nuk i kam larë për rreth dy muaj… në fakt po gënjej, ndoshta rreth tre muaj, nuk e di fare”, tha ajo me sinqeritet, ndërsa fansat mbetën pa fjalë.
Pamjet nga transmetimi janë bërë virale në platformën X (ish-Twitter), duke shkaktuar një valë reagimesh — nga habi dhe mosbesim, deri te shakatë e shumta mbi “ritualin e saj të çuditshëm të bukurisë”.
“Kam të gjitha llojet e vezëve në kokë”
Në videon që po qarkullon gjerësisht, Cardi B, 33 vjeçe, e mori me humor situatën, duke u shprehur me ironi:
“Ka mundësi që kam të gjitha llojet e vezëve të gjarprit, vezëve të mushkonjave… gjithçka këtu brenda”, — tha ajo duke treguar me dorë flokët e saj natyralë.
Megjithatë, artistja e njohur sqaroi se e ka në plan të kujdeset për flokët së shpejti, duke shtuar:
“Duhet të vajos skalpin, sepse nesër do të merrem me flokët e mi të vërtetë. Do t’i laj dhe të mërkurën do t’i bëj gërsheta.”
Reagimet në rrjet: “Nuk e prisnim këtë nga ajo!”
Deklarata e reperes ka ndarë rrjetin në dy pjesë. Një pjesë e përdoruesve të X e kritikuan për mungesë higjiene, ndërsa të tjerë e morën me sportivitet, duke e cilësuar tipike për natyrën e saj spontane dhe pa filtra.
“Ajo është 100% autentike, s’ka frikë të tregojë asgjë,” — shkroi një fans.
“Tre muaj pa larë flokët? Cardi, kjo është shumë!” — komentoi një tjetër.
Cardi B është e njohur për deklaratat e saj të drejtpërdrejta dhe për mënyrën e hapur me të cilën flet për jetën personale, shpesh duke u kthyer në temë kryesore të rrjeteve sociale me çdo postim apo prononcim të saj. /GazetaExpress/