Tri ndeshje interesante sot në basketboll - Gazeta Express
string(41) "tri-ndeshje-interesante-sot-ne-basketboll"

Basketboll

Gazeta Express

19/10/2025 8:32

Tri ndeshje interesante sot në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

19/10/2025 8:32

Superliga vazhdon me ndeshje shumë interesante, ku zhvillohet java e dytë.  

Derbi do të zhvillohet të dielën ndërmjet skuadrave verdhezi, GO+ Peja dhe Golden Eagle Yllit. Pejanët e nisën me fitore edicionin e ri, duke fituar ndaj Trepçës në udhëtim, kurse therandasit pësuan në shtëpi nga Sigal Prishtina.

Ndeshja do të zhvillohet në Therandë, pasi palestra në Pejë është e zënë me numërimin e votave nga Zgjedhjet Lokale në Kosovë, ashtu si edhe ndeshja Bashkimi-Rahoveci 029.

Bashkimi, që e nisi me fitore bindëse ndaj Vëllaznimit ndeshet me Rahoveci 029, skuadrën debutuese, që po ashtu në xhiron e parë fitoi ndaj Borës dhe kërkojnë fitoren e dytë në këtë edicion.

Vëllaznimi e Trepça do të luajnë në ‘Minatori’ të Mitrovicës, ku dy skuadrat synojnë fitoren e parë, pasi e nisën me humbje edicionin e ri në elitën e basketbollit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement