Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari, një nga emrat më të përfolur të ekranit dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, ka zgjedhur së fundmi të komunikojë hapur me ndjekësit e saj në rrjete sociale lidhur me një detaj që ka ngjallur kuriozitet prej kohësh: ndryshimin te syri i saj.
Në një sesion pyetje-përgjigje me më shumë se 535 mijë ndjekës në Instagram, aktorja është përballur me pyetje të shumta, mes tyre edhe ajo që i është bërë vazhdimisht muajt e fundit:
“Çfarë të ka ndodhur te syri?”
Olta vendosi t’i japë fund aludimeve dhe të tregojë për herë të parë se bëhet fjalë për një problem shëndetësor, duke përgënjeshtruar zërat se gjithçka lidhej me ndërhyrje estetike apo “botox”:
“Pas pyetjes për BBVK, kjo është pyetja më e shpeshtë që më është bërë. Po kaloj një problem shëndetësor. Kjo më shumë për të gjithë ju që më shkruani çdo ditë: ‘He mi t’ka kap keq botoxi’, ‘O qorre’, etj. Mos më pyesni më shumë se nuk do të flas për këtë gjë, jo tani.” – ka shkruar Olta në Instastory.

Me këtë reagim, aktorja i ka dhënë fund spekulimeve dhe ka bërë të qartë se është në një moment delikat, duke kërkuar më shumë mirëkuptim dhe privatësi nga publiku.
Gixhari, e njohur për sinqeritetin dhe karakterin e drejtpërdrejtë, ka treguar edhe këtë herë se zgjedh të flasë hapur me fansat e saj, por pa hyrë në detaje që lidhen me gjendjen shëndetësore. /GazetaExpress/