EuroBasketi në Pejë, prej sot deri të dielën - Gazeta Express
string(43) "eurobasketi-ne-peje-prej-sot-deri-te-dielen"

Basketboll

Gazeta Express

08/07/2025 15:28

EuroBasketi në Pejë, prej sot deri të dielën

Basketboll

Gazeta Express

08/07/2025 15:28

Qyteti i bukur i Pejës do të jetë mikpritës i FIBA U16 Women’s, EuroBasket Divizioni C.

Kjo është hera e parë që një Evropian zhvillohet në Pejë.

Në këtë garë shumë të rëndësishme do të marrin pjesë tetë kombëtare, që janë të ndara në dy grupe.

Eventi do të organizohet nga sot deri më 13 korrik.

Vashat e Kosovës U16 janë në Grupin B, ku do të përballen me Maltën, Shqipërinë dhe Moldavinë.

Dardanet e reja kanë nevojë për përkrahjen nga publiku në Pejë, në mënyrë që të kenë paraqitje sa më dinjitoze për këtë Evropian.

Basketbollistet e reja të Kosovës janë stërvitur intensizvisht për paraqitje sa më të mira.

Edicionin e fundit e kishte fituar Azerbajxhani, me një fitore në finale ndaj Qipros.