Trump premton meç të UFC-së në oborrin e Shtëpisë së Bardhë për 250-vjetorin e SHBA-së - Gazeta Express
string(86) "trump-premton-mec-te-ufc-se-ne-oborrin-e-shtepise-se-bardhe-per-250-vjetorin-e-shba-se"

Sporte tjera

Gazeta Express

04/07/2025 12:19

Trump premton meç të UFC-së në oborrin e Shtëpisë së Bardhë për 250-vjetorin e SHBA-së

Sporte tjera

Gazeta Express

04/07/2025 12:19

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se planifikon të organizojë një ngjarje të UFC-së në Shtëpinë e Bardhë vitin tjetër, si pjesë e festimeve për 250-vjetorin e pavarësisë së Amerikës.

Duke folur në një tubim në Iowa, Trump tha se presidenti i UFC-së, Dana White, do të ndërtojë këtë event, i cili do të përfshijë një “meç kampionati” përpara një audience prej 20,000 deri në 25,000 personash.

“Do të kemi një meç të UFC-së në hapësirat e Shtëpisë së Bardhë. Kemi shumë tokë aty. Dana do ta realizojë,” u shpreh Trump.

UFC ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht eventin, por presidenti i saj, Dana White, ndau një video të shpalljes së Trump në rrjetet sociale me përshkrimin “kjo do të jetë epike”.

Edhe llogaria zyrtare e UFC-së në Instagram publikoi videon duke pyetur ndjekësit: “Kë do të donit të shihnit në titullin e mbrëmjes?”

Trump ka një miqësi të ngushtë me Dana White, i cili ka qenë një përkrahës i rëndësishëm gjatë fushatës së Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Ai ka marrë pjesë në disa evente të UFC-së gjatë dy mandateve të tij si president, dhe së fundmi ishte i pranishëm në UFC 316 në New Jersey muajin e kaluar.

Fjalimi i Trump në Iowa ishte i pari në një seri ngjarjesh që do të shënojnë 250-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Amerikës.