Kosova U16 në volejboll në konkurrencën e vajzave e ka pësuar humbjen e dytë në dy ndeshje në Kampionatin Europian që po mbahet në Prishtinë.
Vashat e reja dardanë pësuan thellë 3:0 nga Greqia U16 në ndeshjen që u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Seti i parë nisi dobët për Kosovën që shpejt e panë veten në disavantazh të parikuperueshëm, teksa u mposhtën 25:9.
Seti i dytë ishte edhe më zhgënjyes. Kosova u kufizua në vetëm katër pikë dhe me një lojë me shumë gabime thelbësore.
Seti i tretë ishte diç më i mirë, por përsëri larg, duke pësuar 25:11.
Kjo ishte humbja e dytë në dy ndeshjet e para për Kosovën, teksa mbrëmë u mposhtën po ashtu 3:0 nga Mali i Zi.
Kosova U16 ndeshjen e radhës e ka nesër nga ora 20:00. /Gazeta Express/