Anton Cena po vazhdon ta bëjë krenare Policinë e Kosovës, por edhe vetë shtetin e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi.
Pasi e fitoi medaljen e artë në xhudo, veterani i këtij sporti ia solli një tjetër medalje atdheut të tij – atë të argjendtë në Lojërat Botërore për Policë, Doganierë, Korrektues dhe Zjarrfikës.
Përkundër lëndimit në krahëror dhe dhimbjeve që i ndjeu, Cena nuk u dorëzua asnjëherë dhe luftoi deri në fund, shkruan “Gazeta Express”.
Ky lëndim mund t’ia pamundësojë pjesëmarrjen në garat e notit, por që ai e ka ndërmend ta provojë dhe ta sfidojë trupin e tij nesër në Birmingham, Alabama, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku po mbahen këto gara.
Anton Cena ia ka sjell dhjetëra medalje shtetit të Kosovës, duke qenë po ashtu lobues dhe ambasador i vendit tonë.
Më poshtë mund ta lexoni postimin në rrjetet sociale të kampionit Anton Cena.
“Në Birmingham, Alabama, në Lojërat Botërore për Policë, Doganierë, Korrektues dhe Zjarrfikës – një arenë ku guximi takon përkushtimin, dhe forca shpërthen në artin e disiplinës.
Në këtë skenë madhështore, përveç medaljes së artë në Judo, arrita të prek edhe një tjetër yll – medaljen e argjendtë në BJJ-Jujitsu, duke shkruar një kapitull tjetër krenarie për Policinë e Kosovës.
Megjithëse krahërori më dhimbte dhe zëri i lëndimit më paralajmëronte të tërhiqesha, unë zgjodha të luftoj me çdo atom të qenies sime, sepse fitoret e mëdha nuk vijnë nga komoditeti, por nga sfidat që thyhen me vendosmëri.
Noti, ku ëndërroja të shkëlqej, po duket u la pas, edhe pse neser do e bëjë të pamunduren, po duket do ngelë një ëndërr e përkohshme e ndërprerë nga dhimbja, por flaka e ambicies mbeti e ndezur.
Që nga viti 2012 në Irlanden e Veriut , unë kam hedhur gurët e parë të një ure krenarie, ura që lidh Policinë e Kosovës me botën, përmes medaljeve dhe rezultateve
që dëshmojnë se jemi më shumë se një emër në hartë.
Në këtë rrugë sfidash, edhe rrëzimi nga biçikleta, vetëm një javë para garës, u bë një motiv shtesë, një thirrje për të treguar se kur zemra është e vendosur, dhimbja bëhet një shok i heshtur.
Ne, si një forcë e re, jemi një feniks në ngritje, me flatrat e zjarrta të inteligjencës, punës dhe emancipimit, duke fluturuar mbi paragjykimet dhe kufizimet.
Këto gara janë skena ku ne shkëlqejmë, ku emri ynë bëhet simbol i forcës dhe dinjitetit.
E bëra këtë edhe për Kosovën, për atë tokë që më rriti, që më frymëzoi, dhe që kërkon nga ne të jemi drita e shpresës në errësirën e sfidave.
Faleminderit ish-kadetëve nga Shkolla Policore dhe miqve që me besuan dhe më mbështetën, duke më mundësuar qëndrimin dhe luftën për medaljet si Shkelqim Tmava, Shemsedin Balaj, Arben Kelmendi, Vedat Ademi, Jeton Shabani, Nexhmedin Laçi, Izet Peci dhe Dashmir Deda.
Tani, syri im është drejtuar nga Evropa, në Kampionatin Evropian të Policisë në Spanjë, një vend ku politika s’mund të mposhtë fuqinë e sportit dhe vlerave tona.
Atje, në ato tri gara ku tashmë kam fituar shtatë medalje të arta dhe një argjendtë, do të shkoj jo për udhëtim qejfi, por për t’i dhënë një tjetër goditje krenarie Policisë së Kosovës.
Le të kujtojmë: Atdhedashuria është një zjarr që ndezet në zemër dhe shfaqet në veprat tona.
Sporti është ambasadori më i fuqishëm i identitetit tonë në botë, një gjuhë universale që i lidh zemrat e njerëzve.
Çdo njeri mund të jetë një hero në fushën ku gjendet, dhe së bashku, bashkë me pasion dhe përkushtim, ne krijojmë një shtet të fortë dhe të pathyeshëm.
Falenderimi i veçantë dhe i fundit shkon për Drejtorin e Përgjithshëm, z. Gazmend Hoxha, dhe Shoqatën Sportive të Policisë, pjesë e së cilës jam edhe unë si Kryetar i Klubut të Judos “Policia e Kosovës”.
Kjo është një mbështetje e çmuar që më fuqizon edhe më shumë në rrugën time për të bërë të dukshëm emrin e Policisë së Kosovës në skenën globale.
Ju dua dhe ju përqafoj nga zemra,
Shemsedin Balaj, Izet Peci, Negjmedin Laçi Vedat Ademi, Arben Kelmendi, Jeton Shabani dhe Dashmir Dedes e Shkelqim Tmaves.
Kampioni që nuk ndalet kurrë, që jep gjithçka nga vetja për atdheun, sepse për mua çdo fitore është një poezi e shkruar me djersë dhe zemër ! Kampioni.” /Gazeta Express