Ekipi i Kosovës në volejboll të rërës për meshkuj ka regjistruar një fitore madhështore në kuadër të Kampionatit Ballkanik U22 që po zhvillohet në Tetovë, duke mposhtur me dominim të plotë Maqedoninë e Veriut.
Në një paraqitje të jashtëzakonshme, dyshja Dilon Latifaj dhe Erind Qalaj, nën drejtimin e trajnerit Fatlum Hajrizi, nuk lanë asnjë dyshim për triumf. Me lojë të vendosur, Kosova arriti një fitore të thellë 2:0 në sete.
Kjo fitore jo vetëm që i afron djemtë e Kosovës drejt fazës tjetër të turneut, por dëshmon edhe rritjen e nivelit të volejbollit të rërës në vendin tonë, në veçanti në kategoritë e reja.
Një rol të rëndësishëm në këtë triumf e pati edhe përkrahja e zjarrtë nga tifozët shqiptarë në Tetovë.
Latifaj dhe Qalaj rikthehen në aksion nesër, më 26 qershor, ku do të përballet me Moldavinë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Dueli zhvillohet në orën 17:45.