Nga podiumi historik në Kanada te bankat e shkollës dhe provimet e maturës, historia e talentit italian të Formula 1 - Gazeta Express
string(115) "nga-podiumi-historik-ne-kanada-te-bankat-e-shkolles-dhe-provimet-e-matures-historia-e-talentit-italian-te-formula-1"

Sporte tjera

Gazeta Express

19/06/2025 8:18

Nga podiumi historik në Kanada te bankat e shkollës dhe provimet e maturës, historia e talentit italian të Formula 1

Sporte tjera

Gazeta Express

19/06/2025 8:18

Ndryshe nga shumica e pilotëve të Formula 1 që parakaluan në tapetin e kuq të premierës së filmit “F1” me Brad Pitt, Kimi Antonelli mungoi – për një arsye të fortë: ishte në bankat e shkollës, duke dhënë provimet e maturës.

Piloti 18-vjeçar italian, një nga talentet më premtues të gjeneratës së re, sapo ka përfunduar provimin e parë me shkrim në gjimnazin “Salvemini” në Casalecchio.

Me buzëqeshje dhe qetësi, ai u ndal për të folur me gazetarët pas provimit:

“Isha mjaft i tensionuar, por bëra më të mirën time dhe mendoj se shkoi mirë”, tha Antonelli.

Ai tregoi se kishte zgjedhur të shkruante mbi temën e ngjarjeve aktuale, me fjalën kyçe “respekt”.

Për natën para provimit? “Dëgjuam Venditti-n me miqtë dhe festuam për kampionatin e Virtus”, zbuloi ai, përcjell tch.

Ndërkohë, në pistë, Antonelli është gjithashtu në qendër të vëmendjes.

Vetëm pak ditë më parë, ai arriti të ngjitej në podium në Çmimin e Madh të Kanadasë, në krah të shokut të tij të skuadrës te Mercedes, George Russell dhe kampionit të Botës në fuqi, Max Verstappen.