Prizreni drejt titullit “Qyteti Evropian i Sportit 2026” - Gazeta Express
string(54) "prizreni-drejt-titullit-qyteti-evropian-i-sportit-2026"

Sporte tjera

Gazeta Express

18/06/2025 11:29

Prizreni drejt titullit “Qyteti Evropian i Sportit 2026”

Sporte tjera

Gazeta Express

18/06/2025 11:29

Në një mbrëmje festive me shumë sportistë prizrenas, u përmbyll të martën mbrëma vizita e anëtarëve të Komitetit të Vlerësimit nga organizata ACES në qytetin e Prizrenit.

“Atmosferë sportive, energji pozitive dhe krenari për arritjet e sportistëve tanë. Një përfaqësim që forcon kandidaturën e Prizrenit për titullin e madh: ‘Qyteti Evropian i Sportit 2026’”, u tha me këtë rast nga folësit.

Sporti është frymëzim, bashkim dhe identitet dhe Prizreni e ka dëshmuar këtë.

Në mesin e shumë pjesëmarrësve-sportistë, prezent ishte edhe Mirsad Çollaku, kryetar i LRF-s në Prizren dhe anëtar i KE të FFK-së.

“Futbolli do të jetë një nga aktivitetet kyçe vitin e ardhshëm, në këtë aktivitet të rëndësishëm dhe këtu LRF e Prizrenit do ta japë kontributin”, ka thënë mes tjerash me këtë rast Çollaku, i cili shoqërohej nga nënkryetari Sami Buqaj, sekretari Bashkim Kajdomçaj, Erxhan Dana e bashkëpunëtorë të tjerë nga LRF, të dëshmuar ndër vite për kontributin e dhënë futbollit kosovar. /Gazeta Express