Trepça përforcohet me amerikanin me pasaportë kosovare - Gazeta Express
string(54) "trepca-perforcohet-me-amerikanin-me-pasaporte-kosovare"

Basketboll

Gazeta Express

17/06/2025 11:24

Trepça përforcohet me amerikanin me pasaportë kosovare

Basketboll

Gazeta Express

17/06/2025 11:24

Klubi i basketbollit Trepça e ka bërë një “goditje” për sezonin e ardhshëm.

Kampionia e Kosovës ka njoftuar për transferimin e qendrës amerikane, Shawn Jones, shkruan “Gazeta Express”.

Mitrovicasit e kanë mirëpritur 33 vjeçarin, i gjatë 203 centimetra, i cili ka pasaportë të Kosovës dhe llogaritet si lojtar vendor, një përparësi kjo për “Xehetarët”.

“Mirë se vjen SJ. Vazhdojmë tutje”, shkroi klubi mitrovicas në faqen zyrtare në Facebook.

Jones, i cili ka luajtur për Kombëtaren e Kosovës në të kaluarën, ka luajtur në disa vende të Evropës si në Poloni, Slloveni, Izrael, Itali, Spanjë e Kroaci, krahas SHBA-ve duke fituar trofe të rëndësishëm.

Ndërkaq, së fundmi basketbollisti që ishte pajisur me pasaportë të Kosovës në vitin 2016, ka luajtur në Venezuelë.

Derisa Jones është përforcimi i parë i mitrovicasve për sezonin e ri, ata paralajmërojnë edhe përforcime të tjera në vazhdim gjatë verës. /Gazeta Express