string(44) "kosova-gati-per-garat-boterore-te-pingpongut"

Sport

Gazeta Express

27/05/2025 19:41

Kosova gati për garat botërore të pingpongut

Sport

Gazeta Express

27/05/2025 19:41

Federata e Pingpongut e Kosovës njofton se përgatitjet për garat e mëdha WTT Youth Contender 29 maj – 1 qershor dhe WTT Feeder Prishtina 3 – 7 qershor janë në fazën përfundimtare.

Mysafirët e parë nga Korea dhe Japonia tashmë kanë arritur, ndërsa mbikëqyrësja e ngjarjes, Nikoleta Stefanova, po qëndron në Kosovë për të ndjekur nga afër përgatitjet dhe për të koordinuar detajet e fundit.

Salla e madhe sportive në Pallatin e Rinisë po merr pamjen përfundimtare përderisa e gjithë hapësira po përgaditet me kujdes maksimal, në përputhje të plotë me standardet e World Table Tennis.

Ky super event pritet të sjellë në Prishtinë mbi 600 sportistë nga 45 shtete, përfshirë edhe 12 vende që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, një mundësi e madhe për afirmim ndërkombëtar dhe diplomaci sportive.

“Ejani ta përjetoni nga afër emocionin e pingpongut botëror, këtu në zemër të Prishtinës!”, bën thirrje Federata e Pingpongut e Kosovës.