string(38) "trepca-kampion-i-kosoves-ne-basketboll"

Basketboll

Gazeta Express

21/05/2025 21:10

Trepça, kampion i Kosovës në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

21/05/2025 21:10

Trepça e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit arritën me sukses ta mbronin titullin e fituar sezonin e kaluar, duke triumfuar në finale 4:2 ndaj Bashkimit.

Dueli i gjashtë final i zhvilluar në “Minatori” u mbyll me fitore të vendasve 82:67, duke e vulosur titullin e kampionit.

Nga fillimi e deri në fund të ndeshjes, Trepça pati avantazhin, duke e ruajtur epërsinë dhe duke u shpallur kampion i Kosovës.