Ra aksidentalisht nga soleta, vdes 66-vjeçari në Tiranë
Shqiperi
Gazeta Express
08/02/2025 16:59
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë, rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”, Tiranë.
Në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G., ka rënë nga soleta punëtori shtetasi B. K., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme