Peticioni për përsëritjen e ndeshjes Spanjë-Gjermani, mblidhen mbi 350 mijë nënshkrime - Gazeta Express
string(85) "peticioni-per-perseritjen-e-ndeshjes-spanje-gjermani-mblidhen-mbi-350-mije-nenshkrime"

Futboll

Gazeta Express

08/07/2024 11:38

Peticioni për përsëritjen e ndeshjes Spanjë-Gjermani, mblidhen mbi 350 mijë nënshkrime

Futboll

Gazeta Express

08/07/2024 11:38

Tifozët gjermanë kanë nisur një peticion që çerekfinalja e Euro 2024 të riluhet.

Skuadra e Julian Nagelsmann u eliminua nga Europiani në shtëpinë e tyre nga Spanja të premten, shkruan Gazeta Express.

Spanja përparoi falë një goli në minutën e 119-të nga Mikel Merino, duke e dërguar “Stuhinë e Kuqe” në gjysmëfinale.

Megjithatë, gjermanët besuan se duhet të ishin dhënë një penallti para se Merino të shënonte për spanjollët.

Gjuajtja e Jamal Musiala goditi dorën e Marc Cucurella më herët në kohën shtesë – dhe gjyqtari i Premier League, Anthony Taylor, lejoi vazhdimin e lojës pavarësisht apelimeve të mbështetësve të kombëtares vendase.

Shumë tifozë që po shikonin ndeshjen u habitën nga vendimi – disa madje thanë se kombëtaret duhet të bojkotojnë gjyqtarët anglezë.

Dhe tani një peticion është nisur online nga tifozët gjermanë – me një qëllim për të arritur 500,000 nënshkrime, dhe tashmë ka shkuar në 350,000.

Megjithatë, gjyqtarët ishin të saktë në vendimin e tyre për shkak të udhëzimeve të reja të UEFA-s. Sipas ESPN: “Brifingu i UEFA-s para turneut për prekjet me dorë dha një shembull specifik si ai i Marc Cucurella, duke thënë se nuk duhet të jetë penallti për prekje me dorë.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement