Gundogan: “Spanja është skuadra më e mirë në Euro deri më tani” - Gazeta Express
string(60) "gundogan-spanja-eshte-skuadra-me-e-mire-ne-euro-deri-me-tani"

Sport

Gazeta Express

04/07/2024 17:03

Gundogan: “Spanja është skuadra më e mirë në Euro deri më tani”

Sport

Gazeta Express

04/07/2024 17:03

Në një finale të shumëpritur, Gjermania dhe Spanja përballen me njëra-tjetrën, këtë të premte, në çerekfinalen e Euro 2024.

Kapiteni i gjermanëve, Ilkay Gundogan , duke folur për gazetën spanjolle As, ka parë ndeshjen dhe ka vlerësuar skuadrën spanjolle: “Deri më tani, ata janë ekipi më i mirë në turne. Më pëlqen stili i tyre; Unë jam gjithmonë një adhurues i madh i zotërimit të topit. Por ne do të shohim se si do të reagojnë kur ne të kemi topin për një kohë.”

Mesfushori 33-vjeçar trajtoi poashtu situatën aktuale të Jamal Musiala dhe Toni Kroos : “Në nivel teknik, [Musiala] është lojtari më i mirë që kemi për momentin. Mund të flas tani për Jamalin dhe Topin e Artë në të ardhmen, por nuk dua t’i bëj presion. Ai e di se për çfarë është i aftë, ashtu si ekipi ynë dhe trajneri ynë. Më pëlqen shumë edhe si njeri. Ai është i përulur dhe një djalë shumë i mirë. Mund të them vetëm gjëra pozitive për të”, përfundoi Kroos./GazetaExpress/



Advertisement
Advertisement
Advertisement