Munishi mesazh Sylvinhos: Faleminderit, por s’e ke shpikë topin, përdore Dakun e Hoxhën - Gazeta Express
string(83) "munishi-mesazh-sylvinhos-faleminderit-por-se-ke-shpike-topin-perdore-dakun-e-hoxhen"

Sport

Gazeta Express

18/06/2024 12:46

Munishi mesazh Sylvinhos: Faleminderit, por s’e ke shpikë topin, përdore Dakun e Hoxhën

Sport

Gazeta Express

18/06/2024 12:46

Analisti i emisionit “Favorit” dhe trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi i ka dërguar një ‘mesazh’ selektorit të Shqipërisë Sylvinhos.

Ai e ka falënderuar atë për arritjen e deritanishme por i thotë se duhet të përdorë artilerinë e rëndë tash e tutje, shkruan “Gazeta Express”.

“Ne duhet të mirremi më shumë me formacionin e me pjesë të tjera të kombëtares sesa me rastin e Hysajt. Përshembull me rastin e Dakut, pse nuk po e futë në lojë Sylvinho, pse se ka fut në lojë më herët edhe Arbër Hoxhën, i cili për pak minuta bëri shumë në ndeshjen ndaj Italisë”, tha ai.

Mirlind Daku nuk është paraqitur asnjë sekond në ndeshjet e kombëtares shqiptare gjatë muajit qershor, derisa Hoxha luajti 23 minuta në takimin hapës të “EURO 2024” ndaj Italisë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement