Babai i Brojës i kënaqur me arritjen e djalit të tij - Gazeta Express
string(52) "babai-i-brojes-i-kenaqur-me-arritjen-e-djalit-te-tij"

Sport

Gazeta Express

13/06/2024 22:37

Babai i Brojës i kënaqur me arritjen e djalit të tij

Sport

Gazeta Express

13/06/2024 22:37

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, babai i Armando Brojës ka shprehur krenarinë e tij për djalin e tij.

Ai është i kënaqur me arritjen e Armandos, duke shpërndarë foto të vjetra të tij, duke bërë tifo për kombëtaren shqiptare.

“Dikur e shifshe nga televizori, sot je pjesë kombëtares shqiptare. Krenar me ty, forca Shqipëri”, ka shkruar ai.

Armando Broja do të jetë pjesë e kombëtares së Shqipërisë në “EURO 2024”, duke luajtur për herë të parë në një turne madhor me “Kuqezinjtë”./GazetaExpress/