Udhëheqësit e Bashkimit Evropian në takimin në Bruksel vendosën që të shtojnë sanksionet kundër Iranit pas sulmit me raketa që ndërmori kundër Izraelit. Qëllimi i sanksioneve sipas zyrtarëve të lartë evropian bëhet për të parandaluar një përshkallëzim më të madh në Lindjen e Mesme.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se BE dëshiron të “izolojë” Iranin dhe të angazhohet me vendet e tjera në rajon për të bërë përparime drejt një procesi paqeje . Izraeli ka sinjalizuar se do të hakmerret, por nuk ka thënë se si.
Udhëheqësit e BE-së dënuan sulmin iranian, riafirmuan angazhimin e tyre për sigurinë e Izraelit dhe u bënë thirrje të gjitha palëve të parandalojnë më shumë tensione, përfshirë Libanin.
Samiti në Bruksel është takimi i parë i 27 liderëve kombëtarë të BE-së që nga sulmi Iraniani 13 prillit, më shumë se gjashtë muaj pas luftës midis Izraelit dhe grupit militant palestinez të mbështetur nga Irani, Hamas.
Hekurat për rroba janë bërë një pjesë thelbësore e çdo shtëpie, duke ofruar prakticitet dhe efikasitet të lartë në...