Haradinaj në Kaçanik nderon dëshmorët: Trashëgimia që e lanë të na shërbejë si shtytës në përpjekjet për një Kosovë të sigurt - Gazeta Express
string(124) "haradinaj-ne-kacanik-nderon-deshmoret-trashegimia-qe-e-lane-te-na-sherbeje-si-shtytes-ne-perpjekjet-per-nje-kosove-te-sigurt"

Lajme

Gazeta Express

21/05/2024 15:55

Haradinaj në Kaçanik nderon dëshmorët: Trashëgimia që e lanë të na shërbejë si shtytës në përpjekjet për një Kosovë të sigurt

Lajme

Gazeta Express

21/05/2024 15:55

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar e nderuar dëshmorët e martirët e rënë me 21 maj të vitit 1999 në Kaçanik.

Haradinaj ka thënë se Kaçaniku me rrethinë i doli zot atdheut në çdo etapë.

Lexo Edhe:

“Në skaj të Kosovës, Kaçaniku me rrethinë i doli zot Atdheut në të gjitha etapat. Kjo trevë e dëshmoi veten edhe në luftën e fundit për liri. Sot, kisha nderin të jem në mesin e banorëve të Runjevës dhe Stagovës së Kaçanikut, ku mu bë një pritje e ngrohtë nga zemra. Përjetova ndjenja dhimbjeje por edhe krenarie deri sa bashkë me familjarë të dëshmorëve e martirëve dhe bashkëluftëtarë, nderuam dëshmorët; Kemajl Thaqi dhe Ekrem Gudaqi, të cilët ranë nën udhëheqjen e Komandantit tanimë Hero i Kosovës, Agim Bajrami. Po ashtu, me respektin më të lartë, nderuam martirët e rënë më 21 Maj 1999; Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Baki Bela, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se aleanca jonë me SHBA-në dhe vendet e tjera të NATO-s nuk është thjesht një partneritet strategjik, por “është zotim për të hapur rrugët e suksesit dhe përparimit për brezat e ardhshëm”.

“Trashëgimia që e lanë pas, të na shërbejë si shtytës në përpjekjet tona për një Kosovë të sigurt. Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të NATO-s nuk është thjesht një partneritet strategjik, është zotim për të hapur rrugët e suksesit dhe përparimit për brezat e ardhshëm. Le të punojmë krah për krah, të rreshtuar dhe të bashkuar në synimet tona, në përkushtimin tonë për Kosovën në NATO. Kjo është detyrë për ne. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri. Heroizmi i tyre u trashëgoftë ndër breza!”, është shprehur Haradinaj.