Arteta: Na mungoi shkëndija, u munduam deri në fund - Gazeta Express
string(49) "arteta-na-mungoi-shkendija-u-munduam-deri-ne-fund"

Arteta: Na mungoi shkëndija, u munduam deri në fund

Futboll

Gazeta Express

18/04/2024 9:44

Mikel Arteta ndihet i zhgënjyer me eliminimin e Arsenalit nga Liga e Kampionëve.

Trajneri i “Gunners” thotë se ekipit të tij i mungoi ajo shkëndija për të shpërthyer në humbjen 0:1 mbrëmë në “Allianz Arena”, në ndeshjen e kthimit çerekfinale, ndërsa dueli i parë i luajtur në “Emirates Stadium” javën e kaluar kishte përfunduar baras, 2:2.

Lexo Edhe:

“Në këtë moment ekziston një dëshpërim i madh në dhomën e zhveshjes për atë se si ka shkuar kjo lojë. Kemi fituar eksperiencë dhe do të punojmë në atë se ku kemi gabuar për t’i përmirësuar ato. Në këtë nivel, margjina e gabimit është e barabartë me zero, nëse lejon asi hapësira mund të pësosh gol. Tash duhet të qëndrojmë afër lojtarëve”, deklaroi trajneri spanjoll për “Sky Sport” pas eliminimit nga Bayerni, përcjell “Gazeta Express”.

“Na mungoi pasimi i fundit, ishim më të mirë se ta në fund, por na mungoi shkëndija”, nënvizoi tutje Arteta.

Rikthimin në Champions, ai e sheh si një pikënisje duke e pasur parasysh se “Topçinjtë” nuk kanë luajtur në këtë garë qe një kohë.

“Absolutisht po, nuk kemi luajtur në Champions për shtatë vjet dhe kemi arritur në çerekfinale duke luajtur deri në fund”, përfundoi Arteta. /Gazeta Express/