Ndërpritet derbi mes Trepçës dhe Pejës - Gazeta Express
string(38) "nderpritet-derbi-mes-trepces-dhe-pejes"

Sport

Gazeta Express

25/11/2023 18:29

Ndërpritet derbi mes Trepçës dhe Pejës

Sport

Gazeta Express

25/11/2023 18:29

Është ndërprerë ndeshja mes Trepçës dhe Pejës, e vlefshme për javën e dhjetë në Superligën e Kosovës.

Zyrtarët e ndeshjes vendosën për ndërprerje të ndeshjes shkaku i hedhjes së mjeteve piroteknike në parket nga ana e tifozëve vendas, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja është duke u zhvilluar në palestrën “Minatori”.

Të dy ekipet janë larguar drejt zhveshtoreve, teksa tani pritet të zbrazet së paku një pjesë ku qëndrojnë tifozët.

Ndeshja u ndërpre në çerekun e tretë, saktësisht 6:37 minuta para fundit të tij.

Trepça është duke udhëhequr me rezultatin 45:35. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement