Anthony Buzz nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit.
Klubi prizrenas ka njoftuar këtë të hënë për ndërprerjen e bashkëpunimit me amerikanin, shkruan Gazeta Express.
Shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.
“KB Bashkimi bën të ditur se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me lojtarin Anthony Buzz, të cilin e falënderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë suksese në karrierë!”, thuhet në njoftimin e klubit të Bashkimit.
/Gazeta Express/