string(79) "vazhdon-ikja-e-karateisteve-kosovare-edhe-melos-gashi-le-kosoven-per-shqiperine"

Sport

Gazeta Express

13/10/2023 20:20

Vazhdon ikja e karateistëve kosovarë, edhe Melos Gashi lë Kosovën për Shqipërinë

Sport

Gazeta Express

13/10/2023 20:20

Melos Gashi ka vendosur që ta vazhdojë karrierën duke mbrojtur ngjyrat e Shqipërisë.

Kjo u bë e ditur nga vetë ai përmes një postimi në “Facebook”, shkruan Gazeta Express.

Karateisti nga Kosova tha se këtë vendim e mori si shkak i padrejtësive që janë bërë ndaj tij nga individ jo-legjitim në Federatën e Karatesë të Kosovës (FKK).

Gashi së fundmi ishte lënë jashtë listët për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror, për të cilin theksoi se ishte përgatitur tash e një vit.

20-vjeçari garon në kategorinë deri në 84 kilogramë.

Njoftimi i plotë nga Melos Gashi (pa ndërhyrje):

“Pas një kariere shumë të suksesshme dhe me krenari për përfaqësuesen e Kosovës, fitues i shumë medaljeve ndërkombetare ku përfshihen: Nën-Kampion i Evropes, nën-Kampion Ballkanik, dy her medalist në Youth League, medalist i bronztë në Kampionatin Mesdhetar, kampion i Kosovës për shumë vite, si dhe i pari në ranglisten botërore ëKF (2019).

Shkaku i ngjarjeve dhe padrejtësive të fundit që më janë bërë mua si garues nga individ jo legjitim dhe të vetemëruar në FKK, duke më ndëshkuar për kampionatin Ballkanik e duke me etiketuar moralisht, si dhe më pas duke më eliminuar nga lista e pjesëmarrjes në KAMPIONATIN BOTËROR (si kampion i kategorisë) per të cilin jam përgatitur tash e një vit.

Kjo padrejtësi ndaj meje është e papranushme, sepse nuk e meritoj këtë poshtrim, shkelje te djersës, si dhe këtë stres e ngarkesë që më është shkaktuar.

Si pasoj e këtyre padrejtësive, me keqardhje ju njoftoj se unë nuk do jem më përfaqësues i federates së Karatesë së Kosovës.

Unë kam vendosur që karieren time si sportist tani e tutje ta vazhdoj në një kapitull të ri, duke e përfaqësuar me nderë dhe krenari Kombëtaren e Shqipërisë dhe ngjyrat KUQ e ZI.

Dua të falenderoj Klubin e Karatesë Olimp me trajnerët Asdren Myrtaj e Jetmir Rexhepin, trajnerët dhe shokët e përfaqësuesës si dhe të gjithë ata që më kan përkrahur gjatë këtyre viteve.

Ju dëshiroj suksese dhe të gjitha të mirat në jetë”.

Kujtojmë se më herët nga Kosova drejt Shqipërisë u larguan edhe karateistët tjerë; Alvin Karaqi, Orges Arifi dhe Blodin Pakashtica.

Vlen të theksohet se Melos Gashi është djali i Avniut, që pretendon se është udhëheqësi legjitim i FKK-së.

Brenda Federatës së Karatesë ka edhe një grup tjetër me pretendime të njëjta, grup që udhëhiqet nga Nazmi Gashi dhe Besart Baruti. /Gazeta Express/