Bashkimi nënshkruan me ish-basketbollistin e Pejës, Isiah Umipig - Gazeta Express
string(63) "bashkimi-nenshkruan-me-ish-basketbollistin-e-pejes-isiah-umipig"

Sport

Gazeta Express

13/10/2023 16:16

Bashkimi nënshkruan me ish-basketbollistin e Pejës, Isiah Umipig

Sport

Gazeta Express

13/10/2023 16:16

Isiah Umipig është rikthyer sërish në Superligën e Kosovës.

Basketbollisti amerikan u zyrtarizua sot te KB Bashkimi, shkruan Gazeta Express.

Umipig në sezonin e kaluar ishte pjesë e Pejës. Ai te pejanët luajti për disa muaj, për të kaluar pastaj te Rabotnicki në Maqedoninë e Veriut.

31-vjeçari luan në pozitën e organizatorit.

“Përgatituni, një forcë e re godet KB Bashkimin! Welcome Isiah Umipig!”, thuhet në njoftimin e shkurtër të klubit prizrenas.

Isiah Umipig pritet të debutojë për Bashkimin të shtunën, në ndeshjen ndaj rivalit lokal, Proton Cable Prizrenit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement