Trepça fiton përballjen e parë në FIBA Europe Cup - Gazeta Express
string(49) "trepca-fiton-perballjen-e-pare-ne-fiba-europe-cup"

Basketboll

Gazeta Express

04/10/2023 23:58

Trepça fiton përballjen e parë në FIBA Europe Cup

Basketboll

Gazeta Express

04/10/2023 23:58

Trepça ka fituar ndeshjen e parë parakualifikuese në FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit kanë mundur Tindastoll me rezultat 69:77 (17:16, 22:18, 14:16, 16:27).
Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë kryesisht e barabartë, duke përfunduar 39:34, por dallimi më i madh dhe vendimtar u bë në dhjetë minutat e fundit, ku mitrovicasit ishin më të mirë dhe fituan 69:77.

Më të mirët te fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës ishin Drilon Hajrizi me 18 pikë dhe gjashtë kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 22 pikë e katër kërcime.
Parnu Sadam ditën e djeshme ishte mundur nga Tindastoll me rezultat 62:69.
Ndeshja e dytë dhe e fundit për mitrovicasitdo të jetë të enjten kundër Parnu Sadam nga ora 18:00.

Tashmë mitrovicasit kanë gjasa të mëdha të kalojnë në grupet e FIBA Europe Cup.

Advertisement
Advertisement
Advertisement