Java e 2 në Superligë mbyllet sot/ Peja luan në udhëtim ndaj Prizrenit, Ylli e pret Istogun - Gazeta Express
string(89) "java-e-2-ne-superlige-mbyllet-sot-peja-luan-ne-udhetim-ndaj-prizrenit-ylli-e-pret-istogun"

Sport

Gazeta Express

01/10/2023 8:28

Java e 2 në Superligë mbyllet sot/ Peja luan në udhëtim ndaj Prizrenit, Ylli e pret Istogun

Sport

Gazeta Express

01/10/2023 8:28

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kampionia në fuqi, Peja, do të synojë fitoren e dytë ndaj Proton Cable Prizrenit, shkruan Gazeta Express.

Pejanët në javën e parë triumfuan ndaj Vëllaznimit, ndërsa prizrenasit pësuan ndaj Sigal Prishtinës.

Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi”, me fillim prej orës 17:00.

Ndeshja e fundit e kësaj jave do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Istogut.

Therandasit në xhiron e parë pësuan humbje nga Bashkimi dhe synojnë që sonte të regjistrojnë fitoren e parë ndaj istogasve të “pa fuqishëm”, që po luajnë për herë të parë në Superligë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori”, në ora 19:00. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement