string(33) "bashkimi-mposht-yllin-ne-therande"

Basketboll

Gazeta Express

24/09/2023 20:48

Bashkimi mposht Yllin në Therandë

Basketboll

Gazeta Express

24/09/2023 20:48

Bashkimi regjistroi fitoren e parë në këtë edicion të Prince Caffe Superligës.

Prizrenasit në Therandë kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 71:77 (13:22, 17:22, 30:21, 11:12).

Te Ylli më të mirët ishin Jalen Nesbitt me 13 pikë, tetë kërcime e tri asistime, Gëzim Morina me 19 pikë, tri kërcime e pesë asistime dhe Henrik Sirko me 13 pikë e tetë kërcime, kurse te Bashkimi më i miri ishte Erik Copes me 25 pikë e 14 kërcime, duke u ndihmuar nga Altin Morina me 21 pikë dhe Grant Lozoya me 11 pikë e tetë kërcime.