Vëllaznimi merr masa ndaj lojtarëve të përfshirë në përleshjen e sotme
Basketboll
Gazeta Express
14/09/2023 14:38
Klubi i basketbollit Vëllaznimi ka njoftuar se ka marrë masa ndaj dy
basketbollistëve të tij që u përleshën mes vete sot.
Kuqezinjtë e kanë lëshuar një komunikatë për shtyp, duke nënvizuar se
lojtarët që e kanë thyer kodin disiplinor do ta marrin dënimin e merituar,
shkruan “Gazeta Express”.
Klubi gjakovar e ka dënuar rastin, ndërsa është i fokusuar tek ndeshja e
sontme kundër Golden Eagle Yllit në çerekfinale të Superkupës së basketbollit.
Sot gjatë ditës u raportua se dy lojtarë të klubit gjakovar ishin përleshur
mes vete dhe njëri prej tyre ka përfunduar në mbajtje. /Gazeta Express/