Flautistë të rinj të Kosovës në punëtori me flautisten e njohur italiane Lusia Sello
Arte
Gazeta Express
07/09/2023 14:27
Flautistja
italiane Luisa Sello po mbanë punëtori me studentet e Fakultetit të Artit në
Prishtinë tash e disa ditë. Flautistët e rinj po bëhen gati për të performuar në
skenë në kuadër të festivalit DAM Fest.
Rezultatet
e punëtorisë që ka nisur më 6 shtator do të mund t’i shijoni në koncertin e 9
shtatorit prej orës 19:30 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në
Prishtinë. Sello do të shoqërohet në skenë nga dy soliste nga Kosova Jeta
Gërqari dhe Zana Abazi si dhe Orkestra e të Rinjve të Kosovës nën drejtimin e
mjeshtrit Kushtrim Gashi.
Ky projekt po zhvillohet në kuadër të festivalit të muzikës klasike, DAM Fest, përkrahet nga Ambasada Italiane në Prishtinë dhe Instituti Italian i kulturës në Tiranë.