Po ecin ditët, po ecin javët, po ecën muajt dhe qe gushti. Shumë prej juve jeni n’pushime por edhe n’qytete keni plot opsione çka me bo, ku me shku e çka me pa. Qe edhe një Monday Marks.
Fundi i korrikut e fillimi i gushtit po vijnë me plot arsye me dalë prej shpisë. Sunny Hill Festival rikthehet me emna të mëdhaj ndërkombëtarë dhe mija vizitorë nga e gjithë bota, ndërsa Rame Lahaj & Friends sjell një nga netët ma të veçanta të muzikës klasike në Prishtinë.
Në Gjakovë, Petrit Çarkaxhiu performon në kuadër të Ditëve Shqiptare, RINDAYA & Band sjellin tinguj të freskët alternativë në Lavjerr’s, kurse adhuruesit e humorit mund të ndalen te Summer Stand Up mbi Pallatin e Rinisë. Për ata që preferojnë filmin, PriDox vazhdon me dokumentarë nën qiell të hapun te e.d.h.e, ndërsa festivali “Qysh e don shoqnija” premton rock, kujtime dhe atmosferë verore me Minatorin. Me pak fjalë, javë e mbushun me muzikë, film, humor e festival.
Arlinda Ramadani
Founder and editor
Suzanne Media Platform
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...