Ky është vendi ku ishte planifikuar të mbahet takimi mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë - Gazeta Express
string(91) "ky-eshte-vendi-ku-ishte-planifikuar-te-mbahet-takimi-mes-qeverive-te-kosoves-dhe-shqiperise"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2023 23:10

Ky është vendi ku ishte planifikuar të mbahet takimi mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë

Lajme

Gazeta Express

13/06/2023 23:10

Për 14 qershor në Gjakovë ishte planifikuar një takim në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Por në një moment, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, doli në një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke thënë se pasi ka komunikuar me Josep Borrellin,  shefin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, e ka njoftuar Kurtin se varianti i takimit të gjerë nuk është i mundur.

Në këtë mënyrë, Rama i është referuar situatës në Veriun e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga Kurti që të mbahet një takim i variantit të ngushtë, ku pos kryeministrave do të merrshin pjesë edhe ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes.

Megjithatë, këtë variant, kryeministri Kurti e ka refuzuar.

E zyra e kryeministrit ka reaguar më pas duke thënë se gjithçka ishte përgatitur.

Kështu, përmes disa fotograve të cilat gazeta i ka siguruar shihet vendi ku ishte planifikuar të mbahej takimi në mes dy qeverive shqiptare. /Gazeta Express