Heat e mposhtën Bostonin në ndeshjen e shtatë dhe
vendimtare të finales së Konferencës.
Miami fitoi me rezultat 103:84 (22:15, 30:26, 24:25
e 27:18), në ndeshjen e zhvilluar në “TD Garden”, shkruan “Gazeta Express”.
Me këtë rast, Heat e mbyllën serinë e ndeshjeve
finale me rezultat 4-3.
Jimmy Butler me 28 pikë e Caleb Martin me 26, ishin
më të dalluarit në fitoren e Miamit.
Kurse, 19 pikët e Jaylen Brown dhe 18 të Derrick White,
ishin të pamjaftueshme për Celtics, të cilët i japin fund këtu eksperiencës në “play-off”
për këtë sezon.
Në finalen e madhe të NBA-së, Miami do të ketë punë
me Denver Nuggets. /Gazeta Express/