Djokovic vazhdon me deklarata skandaloze: Kosova është kala e jona, më dhemb shumë për situatën e krijuar - Gazeta Express
string(103) "djokovic-vazhdon-me-deklarata-skandaloze-kosova-eshte-kala-e-jona-me-dhemb-shume-per-situaten-e-krijuar"

Sport

Gazeta Express

29/05/2023 23:41

Djokovic vazhdon me deklarata skandaloze: Kosova është kala e jona, më dhemb shumë për situatën e krijuar

Sport

Gazeta Express

29/05/2023 23:41

Novak Djokovic po vazhdon me deklarimet e tij skandaloze kundër shtetit të Kosovës.

Në “French Open” ai sot shfaqi një mesazh ku thuhej: “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaloni dhunën”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por, duket se kjo për të nuk mjaftoi. Tenisti serb shfrytëzoi paraqitjen në konferencën për media pas fitores ndaj Aleksandar Kovacevic, që të vazhdojë me propagandë politike, për çka edhe është i njohur.

“Si serb më dhemb shumë kjo që po ndodhë në Kosovë. Njerëzit tanë po dëbohen nga komunat. Më e pakta që mund të bëjë ishte kjo. Ndjehem përgjegjës si person publik dhe djali i një njeriu që ka lindur në Kosovë. Ndjej nevojën të tregoj mbështetje për gjithë Serbinë. Nuk e di se çka sjell e ardhmja për popullin serb dhe Kosovën, por është shumë e nevojshme të tregohet përkrahje”, tha ai.

“Nuk e di çka do të ndodhë, e di që ka pasur pyetje nga gazetarët ndërkombëtarë se a do të më dënojnë. Nuk kam asnjë pendesë, do ta bëja sërish. Jam kundër luftës dhe konflikteve, këtë e kam treguar gjithnjë. Situata me Kosovën është precedent sipas kartës së OKB-së dhe të gjitha të drejtave. Më vjen keq për situatën në të cilën jemi. Kosova është vatër e jona, kala e jona. Atje është bërë beteja më e madhe, atje ndodhen manastiret më të rëndësishme. Arsyet janë të shumta e sidomos pasi ajo është e vërteta”, shtoi 36-vjeçari.

Kujtojmë se Federata e Tenisit e Kosovës ka njoftuar se do të kërkojë dënimin e Djokovicit nga ana Federatës Ndërkombëtare të Tenisit. /Gazeta Express/